No menu items!

E paparë deri tani: Mbappe pasi u zëvendësua në pjesën e parë, shkoi te nëna e tij në tribunë për të parë ndeshjen

Kylian Mbappe do të largohet nga PSG në fund të sezonit, pasi ka vendosur të mos e rinovojë kontratën,  me Real Madridin që mbetet në horizont si e ardhmja e tij.

Në ndeshjen e sotme ndaj Monacos, kapiteni u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes

Për të dytën ndeshje radhazi, francezi u ‘gozhdua’ në stol, pasi paraprakisht edhe ndaj Rennes, Luis Enrique vendosi ta zëvendësojë atë kur kishte mbetur edhe gjysmë ore lojë.

Kur ta konsideroj të përshtatshme ai do të luajë dhe kur jo, jo nuk do të luajë, siç bëjnë të gjithë trajnerët. Herët a vonë kjo do të ndodhë, në një moment do të duhet të mësojmë të luajmë pa Kylian Mbappen”, kishte thënë Enrique pas ndeshjes me Rennes, gjë që e përsëriti edhe ndaj Monacos.

Në stadiumin Louis II, Mbappe u zëvendësua pas 45 minutash  dhe në vend të tij hyri Kolo Muani.

Për më tepër, në mes të pjesës së parë, Kylian mori një goditje, por nuk ishte se mori ndonjë lëndim, bazuar në mënyrën se si është dukur pas pushimit.

Mbappe u kap nga kamera duke buzëqeshur dhe duke folur në celular në tunelin e dhomave të zhveshjes.

Më pas ai kaloi nëpër stadium duke përshëndetur tifozët dhe duke firmosur autografe përpara se të ulej në tribunë me nënën dhe agjente e tij, Fayza Lamari, për të parë fundin e ndeshjes.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.