No menu items!

E rëndë: Ky është 66-vjeçari që e humbi jetën pasi u godit nga treni në Klinë, u lënduan edhe tre familjarë të tij

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur sot në mesditë fshatin Jagodë të Klinës, ku një veturë është përplasur nga treni që po qarkullonte në relacionin Pejë–Prishtinë, ku për pasojë një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë u lënduan rëndë.

Gazeta Sinjali merr vesh se viktimë e aksidentit të rëndë është Niko Palushaj, i cili ishte duke e drejtuar veturën që u godit fuqishëm nga treni dhe u tërhoq për rreth 160 metra.

Siç mëson Gazeta Sinjali edhe tre familjarë të viktimës janë lënduar rëndë si pasojë e aksidentit, dy prej të cilëve janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, ekipi i Zyrës për Krime të Rënda si dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Pejë, ndërsa rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me pasoja fatale”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.