No menu items!

E rëndë në Fushë Kosovë: Djali narkoman e rrah nënën pas një konflikti, përfundon në pranga

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në një familje në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Sinjali mëson se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, i riu e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh për shkak të agresivitetit të tij.

Burimet thonë se çka e bën edhe më shqetësues këtë rast është se i dyshuari është përdorues i substancave narkotike.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.