No menu items!

E rëndë: Po ecte më të ëmën kur një qen bie mbi të nga kati i pestë, humb jetën 4-vjeçarja – VIDEO

  1. Një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën në Indi, pasi një qen ra nga kati i 5-të i një pallati mbi të. Një kamera sigurie ka kapur ngjarjen e paimagjinueshme që ka ndodhur në qytetin e Thanës, teksa vogëlushja po ecte me nënën e saj në një rrugë të ngushtë.

Kur nëna e vajzës kuptoi se çfarë kishte ndodhur, u përpoq të ndihmonte fëmijën e saj, por pa rezultat.

Edhe pse 4-vjeçarja u dërgua në spital, mjekët nuk mundën të bënin më shumë sesa të shpallnin vdekjen e saj. Qeni i bardhë pas goditjes tek fëmija u ngrit në këmbë, por nuk dihet nëse ka mbijetuar më pas.

Ajo që mbetet e paqartë është se si qeni ka rënë nga kati i 5-të i pallatit, nëse është hedhur vetë apo dikush e ka hedhur. Sipas nënës së vajzës, e cila foli për Times of India, policia që po heton ngjarjen nuk sheh asnjë aktivitet kriminal.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.