No menu items!

E rëndë: Sot varroset 21-vjeçari që humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës

Gjakovë, 6 korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Gjakovë, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës.

Sinjali mëson se viktima është Bujar Zeka, i cili ishte duke punuar në fabrikën e tullave “IMN Dukagjini” në rrugën “Gjergj Sokoli” kur ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht ai është dërguar në emergjencën e spitalit të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Burime të afërta kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 16:00, në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.