Janë të shumta rastet kur rruga për në Veternik përmendet për aksidente të shpeshta që ndodhin në të.
Gjithashtu, kjo rrugë jo rrallë përmendet edhe për mungesën e mbikalimeve, gjë që po paraqet rrezik të vazhdueshëm për kalimtarët, shkruan Raporto24.
Por, nuk është e tëra kjo. Gjendja në të cilën ndodhet trotuari në Veternik, është vërtetë e mjerueshme.
Pamjet e siguruara nga Raporto24, flasin më së miri se në ç’gjendje është ajo pjesë, ku mungon në tërësi mirëmbajtja, ka mungesë ndriçimi, dhe mungojnë shumë kapakë të pusetave të kanalizimit.
Kalimtarët që kalojnë andej ndjejnë rrezikun e vërtetë, sidomos kur kalojnë në orët e mbrëmjes.
Raporto24 ju sjellë pamjet në vijim: