No menu items!

“E shkuar e harruar”, Haradinaj e përjashton Limajn si kandidat për Kryetar Kuvendi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur proceset të cilat po mbesin peng, në mungesë të institucioneve, specifikisht pas dështimit të 24-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk është vetëm keqpërdorim i një situate kjo, por janë të rrezikuar shumë vende të punës në prodhim, që i bjen do të dëmtohen konsumatorët, paratë do të eksportohen, pasojat do të jenë shumë më të mëdha në vend. Kjo është një temë, por duke mos pasur parlamentin e konstituar, duke mos votuar ligje, duke mos ecur procesi, do të jetë shumë problem”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ende po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me propozimin e një personi unifikues.

“Nuk kam koment, edhe në një prononcim në media (e kam thënë) e shkuar e harruar. Gati se nuk ekziston emri i tij as për diskutime, as për tema të tilla. Kemi përmend tre emra, zotin Konjufca dhe dy zonja, nëse ndonjëri është kandidat e votojmë”, ka thënë Ramushaj, në pyetjen e gazetarëve nëse kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është person unifikues për kryekuvendarin.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.