Një incident serioz ka ndodhur mbrëmë në Kaçanik, ku një 21-vjeçar ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
Bëhet fjalë për Blendion Mezraja, i cili u ndalua nga patrulla policore në rrugën “Vëllezërit Çaka”, pasi ishte në ndjekje nga dy zyrtarë të tjerë. Gjatë ndalimit, ai ka rezistuar dhe ka sulmuar një polic me shqelma, duke e goditur në këmbë.
Gjatë kontrollit të veturës së tij, policia gjeti dy thika, për të cilat Mezraja ka deklaruar se ishin në pronësi të tij.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa ndaj tij është iniciuar hetim për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë detyrës zyrtare” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.
Shënim: Personi i përmendur në këtë rast prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.