No menu items!

E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin fatal në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj, afër rrethit te KFC-ja në Llapnasell, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali raportoi se në vetëaksident me pasoja fatale, ka humbur jetën Leonard Avdyli, rreth 30-vjeçar, i cili dyshohet se ishte në timon në momentin kur vetura ka dalë nga rruga.

I ndjeri siç merr vesh Gazeta Sinjali ka pasur nënshtetësi zvicerane, dhe merret vesh se ka jetuar atje.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, por ende nuk kanë treguar për kohën e varrimit të të ndjerit.

Në veturë ndodhej edhe një pasagjere e cila ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Automjeti i përfshirë në aksident është një Shkoda, i cili për arsye ende të panjohura ka devijuar nga rruga dhe është aksidentuar rëndë.

Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi kujdestar është duke zhvilluar ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Ndërsa, lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:30,ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë në orët në vijim.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.