“Të dashur madrilenë, koha ka ardhur. Momenti që nuk doja kurrë të arrija, por ky është futbolli. Në jetë, gjithçka ka një fillim dhe një fund”.
Me këto fjalë plot emocion, Luka Modric njoftoi zyrtarisht largimin nga Real Madridi këtë verë, duke mbyllur një kapitull të artë që zgjati plot 13 vite.
Mesfushori kroat, i cili tashmë është 39 vjeç, largohet si një ikonë e vërtetë e Los Blancos dhe lojtari më i dekoruar në historinë e klubit, me plot 28 trofe në bagazh – përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve.
Modric u bashkua me Realin në vitin 2012 nga Tottenham Hotspur, mes skepticizmit të shumëkujt, por shumë shpejt u shndërrua në zemrën e mesfushës madrilene dhe një lider të padiskutueshëm në fushë e jashtë saj. Stili i tij elegant, vizioni unik dhe përkushtimi i palëkundur i kanë siguruar një vend të përjetshëm në zemrat e tifozëve dhe në historinë e futbollit botëror.
Edhe pse mosha e tij ishte bërë një temë diskutimi, forma dhe ndikimi i Modric në fushë mbetën mbresëlënëse deri në fund. Prandaj, shumë tifozë dhe analistë pyesin sot: A ishte vërtet momenti i duhur për ta lënë të largohej?
E vërteta e fshehur pas largimit të Modricit nga Real Madridi mund ta shikoni në videon më poshtë. /Telegrafi/
https://rumble.com/v6tzrmr-the-hidden-truth-about-luka-modrics-departure-from-real-madrid.html