Moderatori i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, në një intervistë të fundit ka zbuluar një detaj interesant lidhur me të ardhmen e formatit.
Gjatë emisionit final të “Post BBVA”, Liço bëri të ditur se puna për sezonin e pestë tashmë ka nisur, transmeton Raporto24.
“Bashkë do të shihemi dhe në ‘Big Brother 5’, që do të vijë së shpejti,” u shpreh ai, raporton Insajderi.
Ky do të jetë edicioni i dytë radhazi që Ledion Liço do të prezantojë këtë reality show të ndjekur.
Detaje mbi risitë dhe pjesëmarrësit e sezonit të ardhshëm ende nuk janë zbuluar.