Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ku u kërkua që secila parti parlamentare të caktojë nga një anëtar për komisionin që do të merret me zgjedhjen e kryeparlamentarit me vota të fshehta, nuk munguan tensionet.
Në momentin kur deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, mori fjalën, disa deputetë të Vetëvendosjes u dëgjuan duke thirrur “ec, ec… ndalja fjalën”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj përfshirjes së tij në debat.
Raporto24 ka xhiruar momentin kur këto thirrje u bënë në sallën e Kuvendit.