Rrugën e largimit nga QKUK-ja, sikurse anesteziologu Burhan Hadri, po e ndjekin edhe dy koleget e tij. Doktoreshat Dafina Matoshi dhe Myzejene Kryeziu pritet që ta lënë punën në Klinikën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, shkruan Insajderi.
Nga 26 shtatori, anesteziologët Burhan Hadri dhe Dafina Matoshi zyrtarisht nuk do të jenë pjesë e stafit shëndetësorë të Klinikës së Anesteziologjisë, ndërsa doktoresha Myzejene Kryeziu ende nuk e ka nënshkruar zyrtarisht vendimi për largim.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, drejtori i kësaj klinike, Gazmend Spahija. Ai tha se përveç këtyre tre anesteziologëve që tashme kanë deklaruar largimi nga puna, pritet të ketë edhe tjerë.
“Më 26 shtator largohen, por për momentin janë në pushim vjetor. Anesteziologia Myzejene Kryeziu ka thënë se do te largohen por ende nuk e ka nënshkruar vendimin zyrtar për dorëheqje. Përveç, këtyre ka edhe anesteziolog të tjerë që janë deklaruar se do ta lëshojnë punën ”, konfirmon drejtori për Gazetën Insajderi.
Sipas Spahijut, arsyeja kryesore e ikjes së mjekëve nga spitali publik në atë privat vazhdon të jetë paga e ulët.
“Kushdo nga sektori privat që i ofron pagë më të lartë, krejt mjekët shkojnë. Po ashtu, kanë kujdestari më pak, ngarkesë të punës më pak”, tha Spahiju me tej.
Tutje, Spahiju shtoi se në tre vitet e fundit punën në QKUK e kanë lëshuar 16 anesteziologë. Aktualisht QKUK ka 48 anesteziologë, të cilët janë të pamjaftueshëm. Kjo klinikë ka nevojë për 72 anesteziologë për plotësimin e numrin prej 120 sa duhet të jenë. /GazetaInsajder/
https://insajderi.org/edhe-dy-anesteziologe-pritet-te-largohen-nga-qkuk-ja/