No menu items!

Edhe pse të vaksinuar me dy doza, britanikët po humbin jetën nga varianti Delta i COVID-19

Sipas një studimi, 29% e 42 personave që kanë humbur jetën nga varianti Delta, ishin vaksinuar me të dyja dozat. Me 25 qershor, kjo shifër u rrit  në 43% (50 nga 117).

Por për shkencëtarët  mund të jetë shqetësues fakti që shumica e njerëzve që kanë humbur jetën për shkak të variantit Delta (B.1.617.2) ishin vaksinuar kundër Covid.

A do të thotë kjo se vaksinat nuk janë efektive?

Efektiviteti i vaksinës ndryshon në varësi të moshës dhe vaksinave.  Vaksinat nuk janë perfekte. PHE ka theksuar se vaksina me dy doza është 94% efektive kundër shtrimit në spital për shkak të variantit Delta.

Por rreziku i vdekjes nga Covid-19 varet më shumë nga mosha : përgjysmohet për çdo hendek të moshës nga gjashtë deri në shtatë vjeç. Kjo do të thotë që dikush i moshës 80 vjeç i cili është plotësisht i vaksinuar është njësoj i rrezikuar si 50 vjeçar i cili nuk është vaksinuar kundër Covid.

Sipas raportit të PHE, gjithashtu gati një e treta e vdekjeve nga varianti Delta janë persona të pavaksinuar mbi 50 vjeç, gjë që mund të jetë befasuese duke pasur parasysh fushatën e vaksinimit; për shembull, sipas OpenSAFELY  më shumë se 93% midis moshës  65-69 janë vaksinuar kundër Covid-19.

Por ka norma më të ulëta në zonat e privuara dhe për disa etni dhe komunitete që nuk kanë mundësi të vaksinohen. Kjo ka rritur numrin e viktimave. Fushata e vaksinimit dhe efektiviteti janë të dhëna të  rëndësishme për vlerësimin e programeve të vaksinimit.

Do të ishte më mirë të vlerësonim analizat nga analistët, sesa të dhënat nga mediat sociale.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.