No menu items!

Edi Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit: Po ndërtojmë dy qendra hebreje në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti izraelit, Isaac Herzog, për angazhimin e tij në luftën kundër antisemitizmit dhe për përpjekjet e Shqipërisë në forcimin e marrëdhënieve me Izraelin. Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua në një ngjarje solemne në Izrael, ku presidenti Herzog foli per historinë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përmendur traditën e besës që shpëtoi jetën e shumë izraelitëve.

Në fjalën e tij, presidenti Herzog e quajti Shqipërinë një shembull të pazakontë të mbrojtjes dhe solidaritetit. Ai theksoi: “Shqiptarët ditën të mbrojnë izraelitët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Besa ka udhëhequr popullin shqiptar dhe ka qenë një mburojë e fortë për hebrenjtë. Kjo traditë e veçantë ka qenë një shembull i jashtëzakonshëm i humanizmit dhe solidaritetit që ne e çmojmë shumë.”

Nga ana e tij, Kryeministri Rama, falënderoi Izraelin për nderimin dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për të ruajtur kujtesën e Holokaustit. Ai theksoi se, “Populli shqiptar u bë mburoja më e fortë e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Myslimanët shqiptarë ofruan mbështetje të jashtëzakonshme dhe nuk dorëzuan asnjëherë hebrenjtë. Kjo është një traditë që ne e nderojmë dhe e ruajmë me krenari,” tha ai.

Rama foli gjithashtu për nismat e reja që Shqipëria po ndërmerr për të thelluar lidhjet me Izraelin, duke njoftuar se janë duke u ndërtuar dy qendra kulturore hebreje në Shqipëri. “Ne po ndërtojmë dy qendra kulturore hebreje, për të vazhduar traditën e bashkëpunimit dhe miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve,” shtoi ai.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër antisemitizmit dhe nxiti një qëndrim të fortë ndaj çdo forme të urrejtjes, duke theksuar: “Ne duhet të ngremë zërin kundër antisemitizmit, të edukojmë brezat e rinj dhe të sigurojmë që historia e Holokaustit të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës tonë kolektive.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.