No menu items!

Edon Zhegrova jashtë planeve të Napolit – Conte i ndërpret negociatat

Sulmuesi i Lillet, Edon Zhegrova, nuk do të transferohet te kampioni i Italisë, Napoli, raportojnë burime të ndryshme përfshirë “Corriere dello Sport”.

Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, ishte i interesuar për transferimin e Zhegrovës, por vendimi final i përket trajnerit të ri, Antonio Conte.

Sipas “Corriere dello Sport”, Conte i ka kërkuar drejtuesve të Napolit të ndalin negociatat për Zhegrovën, duke e larguar nga lista e objektivave të verës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe “arenanapoli.it”, ndërsa mediume të tjera pranë klubit kampion të Italisë raportojnë të njëjtën gjë: Conte nuk e sheh sulmuesin kosovar si pjesë të planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, Zhegrova është në fazën e rikuperimit pas një lëndimi që e ka mbajtur larg fushave që nga dhjetori i kaluar. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.