Deputetja Edona Bilali është rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë me një paraqitje elegante, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve. E veshur me një fustan ngjyrë të lehtë pastel dhe me qëndrim të sigurt, Bilali përcolli edhe një mesazh të qartë për klimën politike në vend,shkruan Raporto24
Në një status të shpërndarë pas seancës, ajo shkruan:
“U rikthyem në Kuvend🏛️ dhe pavarësisht rezultatit domethënës, opozita nuk vetëkorigjohet. Tentativat për të sjellë në sallën më të rëndësishme të përfaqësimit qytetar këngën e ‘masakrës zgjedhore’, si pas çdo humbjeje, nuk gjetën vend. Duhet më shumë respekt për qytetarët dhe institucionet.”
Bilali theksoi se Partia Socialiste 🌹 mbetet maksimalisht e angazhuar për të çuar përpara reformat dhe nismat që përputhen me objektivin madhor të qeverisë: anëtarësimin e Shqipërisë 🇦🇱 në Bashkimin Europian 🇪🇺./Raporto24/