No menu items!

Edona Llalloshi regjistrohet si deputete: Do të bëjë maksimumin për vendin tim e artin në tërësi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, tashmë ka fituar mandatin e saj të parë në parlament.

Ajo në ditën e sotme (e enjte) është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të regjistrimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një prononcim para mediave, u shpreh e lumtur dhe theksoi se është një ditë e jashtëzakonshme për të dhe familjen e saj.

Mes tjerash, artistja thotë se do të bëjë maksimumin për komunitetin artistik, e artin në tërësi.

“Unë jam shumë e lumtur, sot është një ditë e jashtëzakonshme për mua dhe për familjen time. Do të presim në ditët në vazhdim për përgjigje, për momentin nuk kam”, tha ajo në prononcimin para mediave.

Tutje Llalloshi shtoi: “Do të mundohem maksimumin me jap për vendin tim për komunitetin artistik, artin kulturën në përgjithësi”.

Vlen të ceket se Edona ka fituar afro 45 mijë vota, një rezultat i mahnitshëm që e konfirmoi si një nga përfaqësueset më të votuara/Raporto24

 

https://www.facebook.com/share/v/1ELPnaQZ2j/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.