No menu items!

Egli del bllof, bëhet virale videoja e saj ku fliste për Marion dikur: Është një njeri shumë i afërt i imi…

Së fundmi, në media është diskutuar gjerësisht për Eglin dhe thashethemet që e lidhin atë me një instruktor palestre, lidhje që dyshohet të ketë ekzistuar para hyrjes së saj në Big Brother VIP Albania, transmeton Raporto24.

Deklaratat e saj për këtë çështje kanë ndryshuar me kalimin e kohës. Fillimisht, Egli e përshkroi atë si një person me rëndësi në jetën e saj, ndërsa më pas, në intervistën e dhënë pas përfundimit të spektaklit, deklaroi se ai ishte vetëm instruktori i kunatit të saj.

Këto ndryshime në rrëfimin e saj janë bërë virale në rrjetet sociale.

Megjithëse Egli pretendonte se nuk kishte ushtruar kurrë në të njëjtën palestër me të, në rrjet janë publikuar foto ku ajo shfaqet duke ushtruar pranë tij.

Përveç kësaj, janë shpërndarë edhe imazhe të tjera të dyshes, çka ka bërë që ndjekësit të vënë në pikëpyetje vërtetësinë e deklaratave të saj.

Mario nuk e ka lënë me kaq, ai ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë:

“Është e diel, je ‘instruktor palestre’, jeta është e bukur”, një kunj e drejtëpërdrejtë ndaj Eglit.

Tani dyshja kanë bërë “unfollow” mes tyre, duke ndërprerë çdo lidhje që mund të kenë pasur dhe duke lënë gjithçka pezull.

Video:

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.