Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Egli Tako dhe Sergio, kanë bashkuar forcat për të sjellë një hit të ri me titull “Baby”. Kënga e re ka një ritëm të këndshëm dhe një atmosferë energjike, që do të kapë menjëherë vëmendjen e publikut.
E prodhuar nga SBS Entertainment, “Baby” vjen me një melodi të realizuar nga Ghulo dhe Muma, dy emra të njohur që fshihen pas shumë projekteve të suksesshme.
Pamja skenike e artistëve është realizuar nga Sellma dhe Kaci, ndërsa veshjet e veçanta janë krijuar nga stilistja Miranda Dupi, duke i dhënë këngës një pamje moderne dhe tërheqëse.
Kënga është tashmë e disponueshme në YouTube dhe ka nisur të bëjë jehonë në platforma të ndryshme muzikore.