Egli Tako befasoi fansat me një ndryshim drastik në pamje, duke i lyer flokët në ngjyrën “karrote”, për bashkëpunimin e saj më të ri me dy nga emrat më të njohur të skenës shqiptare Lumi B dhe Ghetto Geasy.
Këngëtarja, e njohur për stilin e saj të ëmbël dhe të qetë, tashmë shfaqet me një look më rebel dhe energjik, që duket se përputhet me frymën e projektit të ardhshëm muzikor. Ndryshimi nuk është vetëm estetik edhe në muzikë duket se ajo po eksperimenton me një stil më të guximshëm dhe dinamik.
Fansat janë në pritje të publikimit të këngës që është përfolur se mund të jetë hiti i padiskutueshëm i këtij sezoni. Kombinimi i Eglit me dy reperët më të kërkuar në tregun muzikor ka ngjallur kureshtje dhe entuziazëm të madh në rrjete sociale.
Vlen të përmendim se projekti i fundit i Eglit ishte bashkëpunimi me Serigo, me titullin “Baby”, i cili grumbulloi 1.2 milion klikime për vetëm pesë ditë, duke u kthyer menjëherë në një hit viral. / Prive By Liberta Spahiu.
Video👇🎥
https://www.instagram.com/reel/DLza3nbuE8z/?igsh=N3JmOW00OTVkcGU2