No menu items!

Egli Tako paralajmëron bashkëpunim me Fifin, por kush është artisti tjetër?

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor me projektin e saj më të ri “Jetë”, i cili vetëm pak ditë pas publikimit është pritur mirë nga publiku dhe fansat.

Por duket se ky është vetëm fillimi. Egli ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se është në përgatitje të projekteve të reja muzikore, ndër të cilat përmend edhe një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Filloreta Raçi – Fifin.

“Kush na e ka bërë fotografinë kush, së shpejti. Fifi x Egli x ?”, thuhet në postim, duke lënë të kuptohet se në këtë projekt do të përfshihet edhe një artist tjetër, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Fansat kanë nisur menjëherë të spekulojnë për identitetin e artistit mister, ndërkohë që pritshmëritë për këtë bashkëpunim po rriten dita-ditës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.