Egli Tako bëri një sqarim për fansat në rrjete sociale pasi këngët me Fifin dhe DJ Gimi – O u fshinë nga YouTube.
U raportua se pati një krisje mes tyre dhe se shkak në këtë mes u bë ana financiare.
E ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 theksoi se ka qenë e ftuar në këto projekte dhe se nuk ka të drejta më shumë.
Foto: Screenshot/Instagram
Megjithatë, në fund bëri të ditur se nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me Fifin, të cilën e kishte menaxhere.
Foto: Screenshot/Instagram
Kjo e fundit postoi një top në InstaStory, i cili nga shumë njerëz u komentua si ‘autogol’.
Sidoqoftë, këngët e tyre tashmë janë rikthyer sërish në platformën YouTube.