No menu items!

Ekipet turke trajnojnë pjesëtarët e FSK’së për përdorim të armëve automatike dhe snajperike

FSK ka zhvilluar trajnime bashkë me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, trajnime të cilat janë realizuar me sukses për përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi  i armës automatike’’ dhe “Trajnimi  për snajper”, përcjell Gazeta Express.

Ashtu siç bëhet e ditur nga vetë FSK-ja, qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

Ekipet turke trajnojnë FSK-në

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, janë realizuar me sukses trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi  i armës automatike’’ dhe “Trajnimi  për snajper”. Qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së’’, është njoftuar nga FSK-ja. /GazetaExpress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.