No menu items!

Ekrem Hyseni pas tubimit masiv në Podujevë:Jemi bashkë, të fuqishëm, ashtu siç do donte vet Presidenti RUGOVA ta shihte shtëpinë e tij politike!

Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka mbajtur tubim me një pjesë të qytetit, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.

Pas këtij tubimi, kryetari i LDK-së në Podujevë njëherit edhe kandidat për deputet, Ekrem Hyseni, me numër 16, ka thënë se Kjo është RINGRITJA E FUQISHME E LIDHJES SONË!

RINGRITJA E TË DJATHTËS NË LLAP!

Postimi i plotë i Hysenit:

U takuam sonte, në një ditë të veçantë, në një vend të veçantë.

19 vjet më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosova humbi Prijësin, humbi Atin themeltar të Republikës, Presidentin historik, Dr. IBRAHIM RUGOVA.

Sonte u takuam në shkollën që mban pikërisht emrin e Presidentit historik, Dr. IBRAHIM RUGOVA!

Jemi bashkë,

Jemi të fuqishëm,

Ashtu siç do donte vet Presidenti RUGOVA ta shihte shtëpinë e tij politike!

LLAPI E GOLLAKU- për një javë po flet qartë, po flet bindshëm, siç folën sonte secili: NDRYSHIM, NDRYSHIM!

E ndryshimin, e bëni veç Ju!

E bën veç vullneti e përkushtimi Juaj!

Përcaktimin e keni të qartë!

Kjo është RINGRITJA E FUQISHME E LIDHJES SONË!

RINGRITJA E TË DJATHTËS NË LLAP!

Kjo pamje këtu, nga vetëm një pjesë e Qytetit flet qartë, flet bindshëm për mobilizimin e madh.

Jemi mobilizuar shumë, po mobilizohemi çdo ditë e më shumë, e më 9 shkurt do të mobilizohemi shumë më shumë për: NDRYSHIM!

Nuk ka kush e ndalë Llapin as llapjanët!

Janë të pandalshëm e të pandashëm!

Janë të vendosur për 124, janë të përcaktuar për kryeministrin Dr. Lumir Abdixhiku!

Ashtu siç s’po ndaleni Ju, ashtu siç po moblizoheni Ju, gjithnjë e më shumë, përherë e më fuqishëm, s’do të ndalet se s’ka kush e ndalë Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta bëj edhe ndryshimin, edhe zhvillimin në Llap!

LLAPI FOLI!

FOLI ZËSHËM!

FOLI QARTË!

FOLI BINDSHËM!

SE MË 9 SHKURT, ka veç një numër – 124, ka veç tri shkronja – LDK!

Zoti e bekoftë Ibrahim Rugovën!

Zoti e bekoftë LDK-në!

Zoti e bekoftë Llapin e Kosovën!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.