Sot në Francë është arrestuar 61 vjeçari nga Lipjani, Emrush Gashi, mëson ekskluzivisht Indeksonline. Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se në vitin 2018 me datën 14 korrik e kishte vrarë vllaun e tij 54 vjeçar. Arrestimi i Gashit është bërë falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me atë të Francës, mëson Indeksonline. Ekstradimi i tij në Kosovë pritet të bëhet shumë shpejtë. Rastin për të cilin akuzohet Emrush Gashi ka ndodhur në fshatin Tërbovc të Lipjanit./Indeksonline/
Përmbledhje e privatësisë
Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.