Njëri nga të përfshirët në përleshjen mes shqiptarëve dhe serbëve në veri, i cili u lëndua gjatë incidentit, është shoqëruar dje nga Policia. Sipas burimeve të Raporto24, ai kishte veshur një bluzë me fotografinë e Aleksandar Arsenijeviqit.
Pavarësisht kërkesës së policisë për ta larguar fotografinë nga bluza, ai kishte refuzuar, çka kishte çuar në shoqërimin e tij në stacionin policor.
Aktualisht, i dyshuari ndodhet nën trajtim mjekësor dhe priten masa të mëtejshme ndaj tij. Raporto24 kishte raportuar dje për shoqërimin e tij nga ana e Policisë.
Një person ndalohet për 48 orë pas përleshjes në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicë