No menu items!

Ekskluzive: Këta janë zyrtarët e arrestuar në ndërmarrjen ‘Ambienti’ në Pejë, në mesin e tyre edhe drejtori i bordit

Krimet Ekonomike në koordinim me Prokurorinë Themelore kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Kompaninë Rajonale e cila merret me grumbullimin e mbeturinave ‘Ambienti’ në Pejë, ku janë arrestuar nëntë persona, prej të cilëve shtatë kanë përfunduar në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të arrestuarit janë drejtori i bordit Arton Muhaxheri dhe zyrtarët Armend Jupa, Shpetim Gashi, Nexhat Abdullahu, Diedon Berisha, Fisnik Ademi dhe Idriz Balaj. Kurse i dyshuari Gani Kryeziu, është lënë i lirë.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë”.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Muhaxheri, Gashi, Ademi dhe Balaj, po dyshoehn se pa bazë ligjore dhe duke tejkaluar kompetencat kanë favorizuar veten, bordin, si dhe disa persona nga stafi udhëheqës, me qëllim që të përfitojnë kompensime shtesë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.