Pas disa ditësh nën kujdesin e stafit të Reanimacionit në gjendje të rëndë, vjen një lajm shpresëdhënës për Oltion Bilallin. Burime spitalore konfirmojnë për Raporto24.com se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm dhe se ai është transferuar nga njësia e mjekimit intensiv në repartin e Neurokirurgjisë.
Ky zhvillim vjen si rezultat i reagimit pozitiv të pacientit ndaj trajtimit intensiv dhe monitorimit të vazhdueshëm nga ekipi mjekësor.
Familjarët dhe të afërmit kanë shprehur mirënjohje për mjekët dhe infermierët që kanë qenë në shërbim të pandërprerë për përmirësimin e gjendjes së tij.
Gjendja e Bilallit do të vazhdojë të monitorohet nga specialistët e Neurokirurgjisë, ndërsa ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Raporto24