No menu items!

Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve në Podujevë, Alban Dezdari dënohet me 8 vjet burgim

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Bedri Krasniqit lidhur me akuzën për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë, kurse Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se Krasniqi ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.

Kurse, Dezdari u shpall fajtor dhe u dënua me 8 vjet burigm për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, kurse u lirua nga akuza për “Vrasje të rëndë e mbetur në tentativë”.

Të njëjtit do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre.

Video⬇️

https://fb.watch/n1nMyUuv70/?mibextid=D4KYlr

Raporto24 sjellë pamjet në vijim:

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.