No menu items!

Ekskluzive: Masa të reja për të hyrë në Shqipëri, a duhet testi PCR?

Numri i madh i viktimave dhe të infektuarve me Covid-19 ka bërë që Kosova të shtrëngoj masat ndaj Covid-19.

Marrëveshje vëllazërore dhe me qëllim të ndërgjegjësimit për vaksinim është bërë mes Kosovës e Shqipërisë.

Burime të Indeksonline mësojnë se në kuadër të masave reciproke, tani e tutje duhet të keni testin PCR për të kaluar kufirin me Shqipërinë.

Por, testi nuk do të jetë i nevojshëm në rast se qytetari ka dëshmi të vaksinimit.

Pra, kushdo që është i vaksinuar nuk ka nevojë për testin PCR.

Të njëjtat masa vlejnë edhe për shtetasit e Shqipërisë që duan të futen në Kosovë./Indeksonline/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.