No menu items!

Ekstradimi i Masuricës në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e forcimit të ligjit në Kosovë

Liridon Masurcia nga Gjilani është ekstraduar nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që dyshohet për mashtim online dhe vjedhje të identitetit.

Masurica dyshohet se është ndër administratorët kryesor i “BlackDB.cc” tregut kriminal online.

Lidhur me këtë ka reaguar ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ekstradimi i një personi të shumëkërkuar për krime kibernetike, është dëshmi konkrete e zotimit të palëkundur për sundimin e ligjit pa përjashtim dhe pa kompromis. Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja në detyrë tutje ka thënë se ky është vetëm një rezultat nga hapat që po ndërmarrim për të dëshmuar se Kosova është një vend ku krimi nuk gjen strehim.

Sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara në Distriktin e Mesëm të Floridës, nëse dënohet për të gjitha akuzat, Masurica mund të përballet me një dënim maksimal prej 55 vitesh burgim. /Telegrafi/

Ambasada amerikane reagon pas ekstradimit të Liridon Masuricës

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.