No menu items!

Ekzekutimi si në filma te ‘Rruga C’: Çka dihet për viktimën që u gjet me plagë të kallashnikovit dhe veturën e djegur të të dyshuarve

Ekzekutimi si në filma i një personi sonte në “Rrugën C” në Prishtinë tronditi banorët përreth. Viktima dyshohet se u qëllua me breshëri plumbash të kallashnikovit dhe mbeti i vdekur në vend. Të dyshuarit ia mbathën dhe dogjën veturën e tyre, teksa viktima u gjet i gjakosur në një automjet me targa të Maqedonisë Veriore. Policia i ka konfirmuar informacionet të cilat i publikoi Gazeta Sinjali ekskluzivisht, ndërsa tashmë kanë nisur hetime intensive për ndriçimin e rastit.

Ndonëse nuk dihet se çka i parapriu këtij krimi, i ndjeri u qëllua disa herë me kallashnikov dhe për pasojë humbi jetën. Policia u njoftuar menjëherë për rastin, por nuk arritën që t’i kapin personat e dyshuar.

Bashkë me Policinë, në vendin e ngjarjes doli edhe ekipi mjekësor, që konfirmoi vdekjen e viktimës, pas ekzaminimeve për shenja vitale. I ndjeri u gjet i gjakosur në një automjet, me targa të Maqedonisë.

identifikimi, organet e ndjekjes kanë ngritur dyshime se personi i vrarë është Driton Tusha. Por megjithatë, akoma po punohet intensivisht për konfirmimin e identitetit të viktimës së ekzekutuar si në filma.

Në të njëjtën kohë, Policia bëri të ditur se janë duke u zhvilluar hetime për zbulimin dhe kapjen e personave që dyshohet se kanë gisht në këtë rast.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.”, njoftoi Policia.

Pamje nga vrasja në Prishtinë/ Plumbat që u shkrepen, viktima në veturë


Ashtu siç raportoi Sinjali, edhe Policia e konfirmoi se vetura që u dogj dyshohet se ishte shfrytëzuar nga të dyshuarit e përfshirë në rast.

“Veprimet operativo – gjurmuese   të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes  kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e  shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast.”


Ekzaminimet në vendin e ngjarjes janë duke u kryer, në mënyrë që të zbardhen në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ky krim dhe motivet që i kanë shtyrë të dyshuarit ta ekzekutojnë viktimën.

Vetura që u gjet në vendin ku ndodhi vrasja në Prishtinë nuk kishte targa të Kosovës por të këtij shteti

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.