Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr vëmendjen e mediave malajziane jo vetëm për aktivitetet zyrtare që po zhvillon gjatë vizitës së saj katërditore në Malajzi, por edhe për dukjen e saj të hijshme dhe të përshtatur me kulturën vendase.
Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, Osmani është parë duke vizituar Xhaminë Kombëtare në Kuala Lumpur, ku në shenjë respekti për traditat fetare, ishte mbuluar me shami dhe kishte veshur një veshje të gjatë e elegante, në përputhje me protokollin e vendit mikpritës.
Eleganca dhe përkushtimi i saj për të nderuar traditat lokale janë vlerësuar si një gjest diplomatik dhe kulturor me shumë domethënie.
Gjatë qëndrimit të saj, Presidentja Osmani ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Malajzi – një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve
Në vizitën në Xhami, ajo ka bërë edhe një lutje për nder të ish-kryeministrit të Malajzisë, Abdullah Ahmad Badawi, i cili ndërroi jetë në prill të këtij viti.
Me këtë vizitë, e cila nisi më 1 maj dhe përfundon më 4 maj, Presidentja Vjosa Osmani jo vetëm që po forcon lidhjet diplomatike të Kosovës në botën islame, por po dëshmon edhe aftësinë e saj për të përfaqësuar vendin me dinjitet, kulturë dhe stil të veçantë. /Raporto24/
Presiden Kosovo , Dr Vjosa Osmani Sadriu turut menziarahi Makam Pahlawan di Masjid Negara bagi memberi penghormatan terakhir kepada Perdana Menteri Kelima, Allahyarham Tun Abdullah Ahmad Badawi pic.twitter.com/kL3N5arSdj
— BERNAMA TV 🇲🇾 (@BernamaTV) May 3, 2025