No menu items!

Elon Musk po krijon një rival të Gmail të quajtur ‘XMail’?

Elon Musk tashmë ka lëshuar versionin e tij të ChatGPT.

Port tani duket se sipërmarrësi i teknologjisë do të përballet me Gmail-in e Google duke krijuar një shërbim emaili të tijin.

Në një shkëmbim në platformën e tij të mediave sociale X, Musk ka zbuluar se një produkt i quajtur ‘XMail’ po ‘vjen’, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai nuk ka ofruar më shumë detaje rreth shërbimit, kështu që është e paqartë se kur mund të jetë i disponueshëm, megjithëse pritet të integrohet brenda aplikacionit X.

Lajmi u zbulua kur Nathan McGrady, një inxhinier në X postoi mesazhin: ‘Kur po e bëjmë XMail?’.

Musk thjesht u përgjigj me fjalët: ‘Po vjen’.

Musk e ka bërë edhe premtime që nuk realizohen, ndaj ia vlen të presim nëse një i tillë do të bëhet realitet. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.