No menu items!

Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Kanë përfunduar ndeshjet e Kombëtareve, ku janë zhvilluar dy xhiro në Ligën e Kombeve.

Gola spektakolar janë shënuar në këto dy duele, derisa ylli shqiptar Enis Bardhi është në garë për më të mirin.

Mesfushori shqiptar që aktivizohet me Maqedoninë e Veriut ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në fitoren 2-0 ndaj Armenisë.

Bardhi shënoi nga gjuajtja e lirë dhe goli i tij po konsiderohet si më i miri deri më tani.

Gjithsesi në garë janë edhe Youssouf Poulsen me golin me revoshatë ndja Serbisë, Benjamin Sesko me një gol fantastik që realizoi ndaj Kazakistanit.

Në garë është edhe mesfushori i Gjeorgjisë, Giorgi Kochorashvili që shënoi në mënyrë mjeshtërore në ‘Air Albania’ përballë Shqipërisë./Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.