Sot, në fshatin Obrançë të Podujevës, u varros me nderime ushtarake Enver Duriqi, ish-ushtar i UÇK-së, të cilit gjatë luftës së vitit 1999 forcat serbe ia vranë prindërit, bashkëshorten dhe katër fëmijët.
Prindërit, bashkëshortja dhe katër fëmijët e Enver Duriqit, të vrarë nga forcat serbe në vitin 1999.
Enver Duriqi u përcoll për në banesën e fundit me dhimbje të madhe nga familjarët, shokët dhe bashkëluftëtarët e tij. Ai u varros pranë prindërve, bashkëshortes dhe katër fëmijëve, të cilët u masakruan nga forcat serbe në mars të vitit 1999,shkruan Raporto24,
Pas luftës, Enveri gjeti forcën për të vazhduar jetën, u martua sërish dhe u bë baba i katër fëmijëve./Raporto24.com/