No menu items!

Erdogan: Izraeli po shkon drejt izolimit ndërkombëtar

Presidenti turk, Recep Erdogan, ka deklaruar se Izraeli tani po shkon drejt izolimit ndërkombëtar, një trend i cili vetëm do të rritet në ditët në vijim, raporton Anadolu.

Duke folur me gazetarët pas namazit të xhumasë në Istanbul, presidenti Erdogan njoftoi se gjatë një bisede telefonike dje me homologun e tij amerikan, Joe Biden, ata diskutuan gjerësisht zhvillimet në Gaza dhe se ai i tha presidentit amerikan se tani është koha që SHBA-ja të ndërhyjë.

Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka kryer një ofensivë tokësore pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës të paktën 18.787 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe rreth 51 mijë janë plagosur nga sulmet izraelite.

Lidhur me shitjen e SHBA-së të avionëve F-16 Türkiyes, presidenti Erdogan tha se Biden i tha atij se ai ka një “perspektivë pozitive” për këtë çështje dhe është gati të paraqesë propozimin e tij në Kongresin Amerikan.

Pas një procesi të stërzgjatur për të blerë modelin më të fundit të F-16-tës dhe pajisjeve të përmirësimit për modelet më të vjetra, Erdogan ka sugjeruar që Turqia dhe SHBA-ja të miratojnë në të njëjtën kohë shitjen e F-16-tës dhe aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.