No menu items!

Erdogan: Netanyahu më nuk ekziston për Turqinë, e kemi fshirë dhe e kemi hedhur

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me agjendën pas kthimit nga vizita në Kazakistan.

Lideri turk reagoi ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu duke i dhënë mesazhin se nuk do ta lënë Gazën vetëm dhe të pafuqishëm kur pyeten për ngjarjet mes Izraelit dhe Palestinës.

Më lejoni t’ju them këtë, Netanyahu nuk është më dikush me të cilin mund të flasim. Ne e kemi fshirë dhe e kemi hedhur atë”, tha ai, raporton cnnturk.

Ai tha më tutje se përgjegjësi numër një për këtë është vetë kryeministri izraelit, “bisedimet për largimin e Netanyahut tani kanë filluar në Izrael”.

Erdogan pohoi se “si Turqi, duhet të marrim një rol udhëheqës. Ky do të jetë një zhvillim që do të formësojë të tashmen dhe të ardhmen përmes historisë”.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të papritur të militantëve të Hamasit më 7 tetor në territoret izraelite.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.