No menu items!

Erdogan s’i jep “5 pare” për BE-në: Unë nuk marr urdhra nga ju

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar udhëheqjen e Bashkimit Evropian për shkak se i kërkoi që mbante një profil të ulët gjatë vizitës së tij në Qipro më 20 korrik.

Presidenti i Turqisë u shpreh se “Dje kam biseduar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe më tha “Kam dëgjuar që ju do të shkoni në Qipro”, unë u përgjigja “po, unë do të shkoj”. “Mos dërgoni mesazhe të ashpra nga atje” më tha. “Unë nuk pranoj udhëzime nga askush” tha Erdogan.

Presidenti turk sqaroi se Ankaraja nuk do të dëgjojë rekomandimet e Brukselit dhe do të kryejë studime dhe kërkime të tjera në Mesdheun Lindor dhe Qipro.

“Ne jemi duke e marrë të drejtën tonë siç duhet dhe do ta marrim atë. Në Mesdheun Lindor dhe në Qipro ne do të vazhdojmë kërkimet për naftë” tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.