No menu items!

Erdogani thotë se kanë zbuluar një rezervë të re gazi natyror në Detin e Zi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se Turqia ka zbuluar një rezervë të re prej 75 miliardë metra kub (bcm) gazi natyror gjatë punimeve të shpimit në Detin e Zi.

“Me këtë zbulim, do të përmbushim nevojat për gaz natyror të familjeve turke për 3.5 vjet,” tha Erdogan gjatë një aktiviteti në Stamboll, raporton Reuters, përcjell Gazeta Express.

Zbulimi, i cili ka një vlerë ekonomike rreth 30 miliardë dollarë, u bë në pusin Goktepe-3 në një thellësi prej 3,500 metrash, shtoi ai.

Prodhimi ditor i gazit natyror në fushën kryesore Sakarya të Turqisë në Detin e Zi ka arritur në rreth 9.5 milionë metra kub, ndërkohë që vendi po rrit ambiciet energjetike si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Turqia, e cila importon mbi 90% të nevojave të saj për energji, po përpiqet të ulë varësinë nga importet dhe të rrisë sigurinë e furnizimit duke zhvilluar burimet vendore dhe zgjeruar partneritetet ndërkombëtare në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.