Erling Haaland pushton internetin, fytyra e yllit norvegjez shfaqet kudo në rrjetet sociale

Erling Haaland nuk është më vetëm një yll i futbollit, por është kthyer edhe në një fenomen të madh në internet. Fytyra e sulmuesit norvegjez po shfaqet në mijëra “reels”, meme dhe video virale në rrjetet sociale.

Foto:Blerim Uka

Paraqitjet e tij në fushë, personaliteti i veçantë dhe mënyra e tij argëtuese jashtë stadiumit kanë bërë që Haaland të bëhet një nga sportistët më të komentuar online. Fansat kanë krijuar një numër të madh memesh dhe përmbajtjesh kreative që e kanë kthyer atë në një figurë të kulturës së internetit.

Sulmuesi i Norvegjisë vazhdon të tërheqë vëmendjen jo vetëm me golat e tij, por edhe me imazhin e tij unik, duke u shndërruar në një nga personazhet më viralë të futbollit modern./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU