No menu items!

Është konstatuar shkencërisht: Kjo vitaminë ul rrezikun nga demenca

Është e rëndësime për gjithë organizmin, por është e shkëlqyeshme edhe për shëndetin e trurit.

Shkencëtarët theksojnë që kjo vitaminë ndikon mirë në kujtesë dhe në uljen e rrezikut nga demenca shumica e marrin për forcim imuniteti, por ndikon edhe në shëndetin e trurit!

E dimë që vitamina D luan një rol kryesor në ngritjen e humorit dhe në zbutjen e simptomave të depresionit.

Shkencëtarët kanë vendosur që të hulumtojnë këtë lidhje të dukshme të vitaminës D me sistemin nervor me theks të veçantë në atë se si vitamina D ndikon në funksionet kognitive.

Në një studim të ri të botuar në “Alzheimer’s & Dementia”, shkencëtarët nga Universiteti Rush dhe Universiteti Tufts janë të parët që krahasojnë faktorët e rënies njohëse me përqendrimet e vitaminës D, jo vetëm në gjak, por edhe në tru.

Studimi ka treguar se vitamina D në tru në fakt mbështet shëndetin kognitiv.

Ata që kishin një përqendrim më të lartë të vitaminës D në tru kishin memorie më të mirë dhe e perceptonin më shpejt mjedisin e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrësit me përqendrime më të larta kishin 25% deri në 33% më pak të ngjarë të zhvillonin demencë ose dëmtim të lehtë kognitiv.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.