Një zjarr i madh në Spanjë dhe temperaturat e larta në vende të tjera të Evropës kanë marrë gjashtë jetë, ndërsa kontinenti përvëlohet nga temperaturat që kalojnë 40 gradë Celsius.
Dy fermerë vdiqën kur u bllokuan nga flakët pranë qytetit Cosco në rajonin e Katalonjës në Spanjë.
Në Itali, dy burra vdiqën pasi u sëmurën në plazhet në ishullin e Sardenjës, dhe një burrë në të 80-at vdiq nga zemra.
Ndërsa ministrja franceze e tranzicionit ekologjik, Agnes Pannier-Runacher, tha më parë se dy viktima të lidhura me nxehtësinë ishin regjistruar në Francë dhe se më shumë se 300 personave u ishte dhënë kujdes urgjent, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Raportohet se kontinenti evropian po përjeton temperatura jashtëzakonisht të larta, një fenomen që agjencia e klimës e OKB-së tha se po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë për shkak të “ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu”.
Si Spanja ashtu edhe Anglia patën qershorin e tyre më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve.
“Moti ekstrem i nxehtë do të ndodhë më shpesh – dhe do të bëhet edhe më intensiv – ndërsa planeti vazhdon të ngrohet”, tha agjencia. /Telegrafi/