No menu items!

Facebook heq këtë opsion kaq të diskutuar prej vitesh

Facebook po heq programin e njohjes së fytyrës për etiketimin e fotografive dhe po fshin më shumë se 1 miliardë printime të fytyrave të përdoruesve. Lajmin e ka dhënë vetë kompania dje.

Ne po mbyllim sistemin e njohjes së fytyrës në Facebook,” tha Jerome Pesenti, zëvendës i inteligjencës artificiale në Facebook. “Si pjesë e këtij ndryshimi, njerëzit që kanë zgjedhur cilësimin tonë të Njohjes së Fytyrës nuk do të njihen më automatikisht në foto dhe video dhe ne do të fshijmë shabllonin e njohjes së fytyrës që përdoret për t’i identifikuar.”

Konkretisht, Pesenti i referohet sistemit të etiketimit të fotove në Facebook, i cili identifikonte automatikisht një përdorues dhe miqtë e tij në fotot që ngarkoheshin në platformë dhe sugjeronte etiketimin në foto.

Për vite me radhë, kjo ka qenë një veçori thelbësore e Facebook.

Mirëpo heqja e kësaj veçorie, pas një lëvizjeje në rritje kundër teknologjisë, është e mirëpritur nga shumë përdorues dhe përfaqëson fundin e atij që është një nga sistemet më të mëdha të njohjes së fytyrës të krijuar ndonjëherë, duke marrë parasysh më shumë se 2.9 miliardë përdorues të Facebook.

Megjithatë, Facebook tha se “ende e sheh teknologjinë e njohjes së fytyrës si një mjet të fuqishëm” për parandalimin e mashtrimit dhe imitimit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.