No menu items!

Fadil Aliu: E ardhmja e shtetit dhe e shoqërisë është e sigurt vetëm me një arsim të fuqishëm

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu ka bërë të ditur se sonte së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe drejtoreshën e Arsimit të Kryeqytetit Jehona Lushakun, në shkollën “Emin Duraku”, në Prishtinë, kanë shpalosur programin e LDK-së për arsimin.

Postimi i plotë i Aliut:

Së bashku me kryetarin e LDK-së, kryeministrin në ardhje Lumir Abdixhiku, dhe drejtoreshën e Arsimit të Kryeqytetit Jehona Lushakun, në shkollën “Emin Duraku”, në Prishtinë, sonte shpalosëm programin e LDK-së për arsimin si dhe biseduam për problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet arsimi sot.

Në këtë takim, ritheksuam vizionin e LDK-së, që Kosova të zhvillohet drejt një shoqërie të dijes, të integruar në rrjedhat evropiane të arsimit dhe të shkencës.

Një gjë e tillë arrihet vetëm përmes mundësive të barabarta për arsim dhe zhvillim personal për
të gjithë qytetarët.

Po ashtu, theksuam se LDK-ja angazhohet për një sistem arsimor gjithëpërfshirës,
që siguron kushte për formim cilësor dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe të shoqërisë.

E ardhmja e shtetit dhe e shoqërisë është e sigurt vetëm me një arsim të fuqishëm.

Të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë jo rrallë herë e kanë dëshmuar se janë pjesë e konkurrencës së fuqishme në fushën e dijes me bashkëmoshatarë të tyre nga vende të ndryshme të botës.

Prandaj, investimi në ta është investim në të ardhmen e vendit, e që kjo parashihet edhe në programin e LDK-së, “Rruga e Re”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.