No menu items!

Fadil Aliu vizitoi Klubin Futbollistik “KF Rilindja Prishtinë”

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka vizituar sot Klubin Futbollistik “KF Rilindja Prishtinë”.

Postimi i plotë i Aliut:

Sot, vizitova Klubin Futbollistik “KF Rilindja Prishtinë”.

Interesimi, përkushtimi dhe puna e tyre duhet përkrahur në çdo hap, në mënyrë që të lehtësohet rruga drejt sukseseve.

Si Lidhje Demokratike e Kosovës, ndër prioritetet kryesore, kemi investimet konkrete në sport.

Vetëm në Kryeqytet, me programin Rruga e Re në Qeverisjen e LDK-së parashihet të investohen 120 milionë euro.

Me këto investime brenda mandatit në Prishtinë, ndër tjera parashihen të realizohen  projektet, si: Qendra Kombëtare e Sportit në Bërnicë, e në këtë Qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse.

#BëhuNdryshimi
#VotoLDK 124✅️
#votolumirabdixhiku 1✅️
#votofadilaliu 50✅️
#120million ⚽️

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU