Katër finalistët e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, Laerti Vasili, Besart Kelmendi dhe Egli Tako, po shijojnë momentet e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Edhe pse kanë ngelur vetëm dy ditë nga finalja e madhe, ditën e sotme Gjesti dhe Rozana kanë patur një bisedë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kjo pasi këngëtari foli për herë të parë më hapur për ish-partneren e tij, Xheneta Fetahu.
Në diskutimin e zhvilluar ditën e sotme, Gjesti u shpreh qartë se nuk ka më asnjë lidhje me të dhe nuk dëshiron të ketë kontakt pas daljes nga programi.
“As sytë nuk ka me mi pa. Hiç hiç”, tha ai me vendosmëri, ndërsa Rozana i kujtoi mundësinë që ajo mund të kërkojë kontakt.