No menu items!

Faqja zyrtare e ATP Tour uron festën e Pavarësisë së Shqipërisë me një fotografi të flamurit “Autochtonous”

Faqja zyrtare e turneut më të madh të tenisit profesionist në botë, ATP Tour është përkujdesur ta urojë 28 nëntorin, festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Sot (e martë), është 28 nëntori dhe kjo ditë përkon me festën e flamurit apo pavarësisë së Shqipërisë, e cila feston 111 vjetorin.

Kjo ditë është festë e madhe ndër gjithë vendet shqipfolëse, por edhe për çdo shqiptarë mbarë botës.

Që festa të jetë më e bukur, më madhështore është përkujdesur edhe faqja zyrtare e ATP Tour.

Faqja zyrtare e turneut më të madh të tenisit profesionist në botë ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe atë të kopertinës mëngjesin e sotëm

Është flamuri i famshëm “Autochtonous” që është ngritur me dron mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri të vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.

Megjithatë, ka dyshime të mëdha që faqja e ATP Tour është hakuar, pasi është “shumë e bukur për të qenë e vërtetë”. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.