Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së bashku me Rrustem Mustafën – Remin dhe deputetë të tjerë, kanë zhvilluar sot takime dhe bashkëbisedime me qytetarët tek Shadërvani në Prizren.
Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan për nevojat, sfidat dhe prioritetet e qytetarëve, duke dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e tyre.
Sipas pjesëmarrësve në takim, angazhimi për zhvillimin e Prizrenit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve mbetet prioritet, ndërsa komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët konsiderohet si bazë për hartimin e politikave dhe vendimeve për të ardhmen.
Takimet me qytetarët janë pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme në kuadër të fushatës zgjedhore.







